Trazira ne Mitrovice i vihet flaka nje makine

Një incident tjetër ka ndodhur sot rreth orës dy të mëngjesit në veri të Mitrovicës, ku i është vënë flaka një makine me private me targa të Kosovës. Policia e konsideron të qëllimshme zjarrëvënien e cila ka ndodhur në rrugën “Kolashini” në afërsi të “Tre Rrokaqiejve”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha se automjeti është djegur plotësisht. Zyrtarët e policisë kanë kontaktuar pronarin e makinës, një 34-vjeçar të përkatësisë etnike serbe. Zëdhënësi Hoti tha se “në bazë të hetimeve paraprake, besohet se motiv i mundshëm i këtij akti kriminal ka qenë një larje hesapesh për çështje biznesi”.
Ndërkohë gjendja në pjesën veriore vazhdon të mbetet e tensionuar. Serbët po përforcojnë barrikadat e tyre. Sot paradite strukturat paralele kanë vënë barrikanda në një pjesë të rrugës te “Kroit të Vitakut”, lagje kjo në veri të Mitrovicës e banuar me popullatë të përzier.
Delina Bitraku