E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë Sabri Godo

Jo më larg se paraditja e sotme u njoftua se gjendja shëndetësore e Sabri Godos është përmirësuar.  Politikani u njoftua se kishte lënë ambientet e spitalit ku qëndronte i shtruar prej më shumë se 10-ditësh. 82-vjeçari Sabri Godo u shtrua me urgjencë në reanimacionin e senatoriumit më 22 nëntor pasi prej 7-muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Në momentet që u shtrua në spital Godo paraqiste komplikacione në mushkëri dhe sipas mjekëve që e kuronin, gjendja ishte e rëndë.

Godo ishte një nga figurat më të shquara të politikës shqiptare. Aktualisht ai mbante postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, parti të cilën e ka themeluar dhe udhëhequr për 7 vjet.

Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Ai ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime në resistwn satirike “Hosteni” dhe ka shkruar romanin "Plaku i Butkës", librat historikë "Ali Pashë Tepelena", "Skënderbeu" etj.

/Start/

                                                                                             2011-12-03 13:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›