Ndërron jetë Tahir Drenica

Në moshën 93 vjeçare, ka ndërruar jetë rapsodi më i madh shqiptar, Tahir Drenica.
Tahiri filloi karrierën në vitin 1948, ndërsa nuk e ndali këndimin e zhanrit tradicional të muzikës shqiptare deri para pak kohësh.
Ai është një prej të mëdhenjve, ashtu sikurse Qamili i Vogël, Salih Bahjrami, Rizah Bllaca dhe Feriz Krasniqi, me të cilët ka performuar shpesh.
Ai u bë i njohur kur nga viti 1960 filloi të këndonte në valët e Radio Prishtinës.