E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja ska informacione

(E plotësuar)3 orë nga përfundimi i votimit, asnjë e dhënë për përqindjen e pjesëmarrësve

Kur kanë kaluar tre orë nga orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dalë ende me të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve.

Gazetarja e Top Channel pranë këtij institucioni, Rovena Moçka raporton se gjatë gjithë ditës është vërejtur një ngurim i KQZ-së në dhënien e informacioneve apo edhe marrjen e vendimeve. Gazetarja e Top Channel thotë se informacioni i siguruar nga KZAZ-të ka qenë më i madh nga ai i publikuar deri më tani nga KQZ.

Më herët KQZ deklaroi se është votuar në të gjithë territorin e vendit përvec një qendre votimi në komunën e Mollasit në rrethin e Elbasanit, ku mungonin fletët e votimit. Nuk ka asnjë informacioni se ku kanë përfunduar këto fletë.

Në këtë institucion është diskutuar edhe situate dhe incidentet në dy qendra votimi në Kamzë. Përfaqësuesi ligjor i PD-së Njazi Kosovrasti kërkoi shtyrjen e votimit në këtë zonë, ndërsa KQZ njoftoi mbledhjen për këtë temë, por nuk u mblodh.

------

Kompani të ndryshme që kanë realizuar sondazhe rreth rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri po sillen njejtë sikur partitë politike. Pas IPR Marketing që shpalli fitues koalicionin e majtë, tani Civitas Albania ka shpallur fitues Partinë Demokratike të kryeministrit Sali Berisha. Sipas këtij exit polli PD ka fituar me 42%, ndërsa PS me 40%.

Fondacioni Civitas në bashkëpunim me kompaninë amerikane te sondazheve, Anzalone Liszt Grove Research, e cila ka kryer sondazhe per fushaten e Presidentit Barack Obama ne vitin 2008 dhe 2012, me asistencen e drejteperdrejte te nje prej ortakeve te kesaj kompanie z.Jeffrey Liszt, dolen në konferencë për shtyp ku shpallën rezultate e exit poll që kanë realizuar gjatë ditës së diel në të gjithë vendin.

Ndërsa rezultatet sipas koalicioneve, Exit Poll, Civitas theksoi se Ndërkohë si koalicione, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim e udhëhequr nga Sali Berisha sipas exit poll ka fituar 48 për qind dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane e drejtuar nga Edi Rama ka fituar 46 për qind.
“Koalicioni i majtë 46%, në rang kombëtar. Koalicioni i djathtë 48 % në rang kombëtar”.

Civitas Albania ka realizuar Exit Poll-in me Anzalone Liszt Research (ALR), një firmë e specializuar në hulumtime. Anzalone Liszt Grove Research, është kompania e dytë më e njohur në botë në fushën e sondazheve elektorale dhe exit poll-eve.

ALR operon prej 20 vitesh dhe ka kryer exit poll-e në SHBA duke anketuar në 9 shtete për zgjedhjet e vitit 2008 dhe më pas për zgjedhjet e 2012.

Fondacioni Civitas dhe Anzalone Liszt Grove Research sipas drejtuesve, ka kryer me mijera intervista te shperndara ne 11 qarqe te vendit dhe tha se po evidenton rezultate ne rang kombetar.

Endrit Reka dhe Jeffrey Liszt thanë se marzhi i gabimit është jo më shumë se 1.2 për qind.

------

Exit Polli i radhës që është publikuar nga IPR Marketing dhe televizioni Ora News tregon që edhe votuesi i kryeqytetit shqiptar i ka dhënë më shumë vota koalicionit të majtë.

Nga të dhënat e këtij sondazhi të mbledhura deri në orën 16 del që në Tiranë, koalicioni i majtë ka fituar 51 - 55 %. Kjo i bie që koalicioni i majtë PS - LSI në kryeqytet mund të marrë nga 17 deri në 18 mandate deputetësh.

Koalicioni i djathtë gjithëmonë sipas këtij Exit Poll-i ka marrë nga 39 - 43 %. Përkthyer në mandate deputetësh kjo i bie nga 13 deri në 14 mandate.

Për një mandat deputeti tani po "luftojnë" Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit dhe Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut.
 

-----

Sipas te dhënave që ka publikuar para pak minutash një nga televizonet e Tiranës, "Ora News" , me bashkëpunim me IPR  Marketing, nga numërimi i votave të deritashme, koalicioni i majtë i përbërë nga PS dhe LSi ka marrë nga 52 - 56 % të votave në rang kombëtar.

Ndërkaq koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, ka marrë nga 39 - 43 % të votave.

Keto rezultate siç e sqarojnë prezantuesit e televizionit “Ora News” janë nga exit polli (sondazhi) i bërë vetëm deri në orën 18:00. Pra, rezultati shumë lehtë mund të ndryshojë pasi nga ora 18 ka pasur edhe një orë kohë për tu votuar.

Ky rezultat dhe deklarimet e liderit të opozitës, Edi Rama për fitoren e së majtës i ka hedhur poshtë zyrtarja e PD-së, Majlinda Bregasi. Ajo në një konferencë me gazetarë që sapo u mbajt tha që të gjitha rezultatet që i marrin ata në selinë blu tregojnë për një epërsi të së djathtës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›