E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Krasniqi ngushëlloi familje e Tahir Drenicës

Me rastin e vdekjes së rapsodit të njohur, Tahir Drenica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Mem;li Krasniqi i ka dërguar ngushëllime familjes Drenica. “Për dekada me radhë, Tahir Drenica përmes këngëve të tij ka përcjellë tek brezat heroizmin e popullit tonë, dhe mbi të gjitha dashurinë për vendin.

Tahir Drenica ka qenë një simbol i folklorit tonë, aq më tepër për shumë gjenerata me radhë, të cilët ai i mësoi dhe iu qëndroi pranë çdo herë. Do ta kujtojnë si një mësues të pazëvendësueshëm. Ai ka qenë një nga ruajtësit më të mirë të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe si i tillë do të na shërbejë edhe më shumë personaliteti dhe puna e tij, që ne ta ruajmë dhe promovojmë këtë thesar”, thuhet pos tjerash në ngushëllim dhe shtohet se “humbja e tij është humbje për gjithë popullin shqiptar”./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›