E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgoricë, 16 viktima në autobusin e rrokullisur

Të paktën 16 udhëtarë kanë vdekur, ndërsa mbi 30 të tjerë kanë marrë plagë të rënda kur një autobus me targa të huaja u rrokullis në greminë të thellë rreth 40 metra, në rrugën Podgoricë-Kollashin. Në fillim policia malazeze tha se bëhet fjalë për autobus ukrainas, por më vonë u konstatua se bëhet fjalë për autobus rumun, njoftoi kabineti i ministrit të Brendshëm të Malit të Zi. Sipas të dhënave të policisë në autobus gjendeshin 46 udhëtarë, kryesisht persona të moshuare.

-------

Në rrugën magjistrale Kollashin-Podgoricë, sot rreth orës 17:00 ndodhi një aksident i rëndë trafiku, në të cilën, sipas informatave ende të paverifikuara, ka shumë të vdekur e të plagosur. Autobusi doli nga rruga në urën afër manastirit Moraça. Informatat e para janë konfuze. Si transmeton portali Vijesti, bëhet fjalë për një autobus me targa të Ukrainës, mirëpo disa minuta më vonë u tha se autobusi dhe udhëtarët në të ishin shtetas të Rumanisë, kurse në autobus ishin rreth 50 udhëtarë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe katër autoambulanca, por edhe vetura private janë parë duke bartur të plagosur në drejtim të Qendrës Klinike të Podgoricës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›