Ndërron jetë Vebi Velija për një sëmundje të rëndë
Shkup - Vebi Velija ndërroi jetë mbrëmë në moshën 61-vjeçare në Shkup pas një sëmundje të rëndë. Zoti Vebi Velija ishte pronar i Korporatës Rajonale Ballkanike të Industrisë dhe Konsulencës VEVE Group, dhe i rrjetit televiziv ALSAT në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”.
Përmes angazhimeve të tij në ekonomi dhe me pjesëmarrjen personale në trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndërkombëtare ekonomike dhe politike, përmes sistemit të Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” për kulturë, Vebi Velija në vazhdimësi në dy dekadat që kaluan, kontribuoi për zhvillimin e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal në të gjitha sferat në Ballkan.
Ceremonia e varrimit për presidentin e ndjerë të Televizionit Alsat, zotin Vebi Velija, do të zhvillohet sot në orën 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Gradec të Gostivarit në Maqedoni.