Ndërron jetë djali i Cindy Crawford / Luftonte me varësinë ndaj lëndëve narkotike

Ka ndërruar jetë Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe sipërmarrësit Rande Gerber. Ai ishte 27 vjeç dhe gjithashtu model.
Sipas informacioneve të para të bëra publike nga mjeku ligjor, Gerber ndërroi jetë të dielën në Los Angeles, ndërsa ndodhej brenda një qendre rehabilitimi. Autopsia do të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes, ndërsa familja ka kërkuar respektimin e privatësisë së saj në këtë moment dhimbjeje të madhe.Vëllai i madh i modeles dhe aktores Kaia Gerber, Presley e kishte nisur karrierën në modë që në moshën 15-vjeçare me agjencinë IMG Models, duke sfiluar më pas për marka të mëdha si Moschino, Dolce & Gabbana dhe Calvin Klein