E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmendoret shqiptare do të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”

Kryetari i ri i Komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski deklaroi se përmendoret e heronjve shqiptarë do të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

“Do të shohim deri ku është gjendja, nuk dua të spekuloj, nuk i shoh përmendoret nëse janë personazhe nga historia maqedonase, apo janë shqiptare, turke, rome e kështu me radhë. Mua më intereson procedura, mua më intereson për çfarë bëhet kjo, në çfarë mënyre është bërë, më intereson se a kushton ajo aq sa kanë njoftuar", theksoi Zhernovski, shkeuan noa.

Sipas tij,VMRO-DPMNE dhe kryetari i deritanishëm i kësaj komune, Vladimir Todoroviç ka bërë një provokim dhe hedhje të barrës ndëretnike mbi të, pasi që kishte shlyer afatet për vendosjen e përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare në pjesën qendrore të Shkupit. Projekti “Shkupi 2014” ka nisur të realizohet nga viti 2008 me vendosjen e dhjetëra përmendoreve dhe ndërtimin e disa godinave kulturore në pjesën qendrore të Shkupit.

Në kuadër të tij ishte paraparë vendosja e vetëm pesë përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Projekti arriti një kosto prej mbi 207 milion euro, derisa opozita maqedonase dhe shqiptare ishte kundër këtij projekti qeveritar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›