Gjendet viktima e 17-të në aksidentin e "Costa Concordia"

Shkon në 17 numri i viktimave që humbën jetën në tragjedinë e mbytjes së pjesshmë të anijes krocierë Kosta Konkordia ditë më parë, në brigjet italiane. Polumbarët italianë kanë gjetur edhe trupin e një gruaje në anijen turistike “Costa Concordia”. Autoritetet thonë se trupi i saj është jetuar në pjesën e anijes që ka qenë nën ujë, në kuvertën e gjashtë. Më 13 janar, anija me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, goditi shkëmbin në afërsi të Ishullit Giglio, në brigjet perëndimore të Italisë dhe u bllokua në cekëtinë. Gjithashtu raportohet se disa persona vazhdojnë të deklarohen të zhdukur. Ndërkaq aksioni i planifikuar për një ditë më parë, me pompimin e karburantit nga anija, është anuluar për shkak të motit të keq.
Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrajse dhe braktisje të anijes së tij. Më herët, autoritetet italiane ngritën shqetësime rreth mundësisë se shifra e të humburve është më e madhe, pasi një numër udhëtarësh mund të mos kenë qenë të regjistruar gjatë udhëtimit me Costa Concordia-n, e cila u përfshi nga uji në gjysmën e saj, më 13 janar në afërsi të ishullit xhilio, në brigjet perëndimore të Italisë.