E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë kompozitori francez Maurice Jarre

Los Anxhelos - Kompozitori francez i shumë melodive mitike të filmave, Maurice Jarre, ndërroi jetë dje në Los Anxhelos, bëri të ditur djali i tij Michel Jarre. Ai është kompozitor i melodove të filmave si, "Doktor Zhivago" dhe "A po digjet Parisi?".

Maurice Jarre është nderuar me Çmime Oskar për meloditë e "Lawrence Arabie" (1962), "Doktor Zhivago" (1965), dhe "Rruga e Indianëve" (1984). Kompozitori francez Maurice Jarre ka kompozuar mbi 150 melodi filmash për regjizorë të mëdhenj si, John Frankenheimer, Alfred Hitchcock, John Huston, Luchino Visconti dhe Peter Weir.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›