Akoma herët për monedhën e përbashkët ndërkombëtare
Pekin - Propozimi i Pekinit për një monedhe të re ndërkombëtare është i parakohshëm për t’u diskutuar në samitin e rëdhës së G20-s. Ky konkluzion vjen nga komisionerja evropiane për marrëdhëniet me jashtë, Benita Ferrero-Waldner, e cila ndodhet sot për një vizitë në Kinë. Në takimin me zëvendëskryeministrin kinez, Li Keqiang, ajo foli për krizën ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e energjive të pastra.
E pyetur lidhur me propozimet që do të sjellë Kina në samitin e G20-s, Benita Ferrero-Waldner shprehet: “Është e vështirë të thuhet nëse ata kanë ide të sakta apo jo, por sidoqoftë ata ishin shumë të shqetësuar, dhe duan të dalin nga kjo situate”. Rreth propozimit për monedhën e përbashkët, e cila është propozuar nga Kina, ajo shprehet: “Personalisht, besoj se G20 nuk është momenti i duhur për këtë propozim”.