E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan fiton zgjedhjet ne Turqi. Kaos ne votime, humben jeten pese persona

Kryeministri turk ne fushaten zgjedhore

Ankara, 30 mars, 08:55, NOA - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan dhe partia e tij

E moderuar me rrënjë islamike, AKP, “Për Drejtësi dhe Zhvillim” (AK), ka fituar zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Turqi.

Pas numërimit të 80 për qind të votave, u mësua se AK-ja e cila është në pushtet ka fituar 39,1 për qind të tyre.

Por gjithsesi, Erdogan nuk është paraqitur fort i kënaqur nga rezultatet e partisë së tij.

"Duhet të nxirret mësim nga mesazhi i popullit. Rezultati nga zgjedhjet duhet të llogaritet si votim i ri i besimit për AK-në", tha Erdogan.
Por pakënaqësia e tij kishte të bënte edhe me thyerjen e standardeve zgjedhore, pasi dje gjatë kohës së votimit u vranë 5 persona, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën si rezultat i dhunës që shoqëroi këto zgjedhje, kryesisht në Turqinë Lindore dhe Juglindore.

Autoritetet turke thonë se ishin përleshjet mes grupeve rivale politike ato që shkaktuan vdekjen e këtyre personave, ndërsa në vend po zhvilloheshin zgjedhjet lokale.
Rreth 48 milionë vetë kishin të drejtë vote në zgjedhjet e djeshme për kryetarë bashkie dhe përfaqësues lokalë në 81 provinca të Turqisë.
Këto votime u panë si një provë për popullaritetin e qeverisë së kryeministrit Rexhep Erdogan.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›