E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë në moshën 72 vjeç, Leka Zogu I

Një nga paraqitjet e fundit publike te Mbretit Leka Zogu I, gjate firmosjes se peticionit kunder regjistrimit me baze e etnije dhe fetare

TIRANE- Nderron jete ne moshen 72 vjecare pretendenti i fronit mbreteror, Leka Zogu I. Pas nje kohe trajtimi ne spitalin Neorokirurgjik ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane, Leka Zogu I nuk ka mundur te kaloje gjendjen kritike ne te cilen ndodhej dhe ka vdekur ne reanimacionin e pavionit.

Leka Zogu I lindi më 5 Prill 1939 në Tiranë, dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë.

Ne nje njoftim te fundit, dhene nga Oborri Mbreteror, u mesua se të premten në mbrëmje pretendenti për fronin mbretëror kaloi atak kardiak.

Përmes një deklarate për shtyp zëdhënësi i oborrit mbretëror dha disa detaje më shumë mbi shëndetin e Leka Zogut I. Gjendja e mbretit Leka I është disi më e stabilizuar. Ka një frymëmarrje të asistuar dhe është i vetëdijshëm dhe ka komunikuar me princin Leka II . Megjithatë, gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet kritike, tha zëdhënësi para mediave ne njoftimin e disa diteve me pare.

Ndërkaq, nga ana e familjes mbretërore u bë një falënderim i veçantë për ekipin mjekësor nën drejtimin e prof. Mentor Petrela dhe dr. Kliti Pilika, që po asistojnë pretendentin për fronin mbretëror që nga shtrimi i tij në spital.  Leka Zogu I ishte shtruar në reanimacionin e Qendrës Universitare në Tiranë qysh prej datës 17 nëntor, nën mbikëqyrje mjekësore non-stop.

Diagnoza

Nga ana e mjekut Mentor Petrela, diagnoza u përmblodh në pak fjalë, duke argumentuar se mbreti mjekohej për vuajtje multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive, ndërkohë që gjendja e tij u përshkrua si relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe nën terapinë e nevojshme. Sipas Petrelës, mbreti vuan në mënyrë kronike nga dëmtime të disa organeve, të cilat për shkak të moshës, kanë përkeqësuar funksionimin e tyre. Prej vitesh pretendenti për fronin mbretëror ka shfaqur probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe tendenca e anoreksisë së theksuar.  Nga ana e familjes mbretërore, gjithçka iu la në dore mjekëve shqiptarë dhe vetë doktor Mentor Petrelës, i cili prej vitesh kujdesej për shëndetin e mbretit.

Një ditë pas shtrimit të Leka Zogu I në spital, kanë vijuar edhe vizitat e krerëve të shtetit, siç ishte vizita e Presidentit Bamir Topi apo e Kryeministrit Sali Berisha, vizita të cilat ishin edhe të shkurtra për shkak të gjendjes së mbretit në ato ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›