E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë në moshën 94- vjeçare Giulio Andreotti

andreottiIsh- kryeministri italian, senatori i përjetshëm, Giulio Andreotti, ka vdekur në Romë në moshën 94- vjeçare. Simboli politik i demokristianëve ka qenë shtatë herë drejtues i Këshillit të Ministrave në Itali.

Funerali i tij do të zhvillohet nesër pasdite në kryeqytetin italian.

Karriera e tij ka nisur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe ka vijuar përgjatë gjithë dekadave në vazhdim.

Andreotti lindi në vitin 1919.

Familjarët thonë se ai ndërroi jetë në banesën e tij./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›