E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë një i mbijetuar i Holokaustit

Njëri nga mbijetuesit më të vjetër të kampeve naziste të përqendrimit ka vdekur në moshën 107-vjeçare.

Komiteti Mauthausen, i cili ndjek të mbijetuarit e Holokaustit, ka njoftuar të enjten se Leopold Engleitner, ka vdekur më 21 prill.

Ai ka qenë Dëshmitar i Jehovait, i cili ka shërbyer në tri kampe të ndryshme të përqendrimit në periudhën 1939-1945.

Engleitner ka peshuar vetëm 28 kg kur është liruar. Ai ka qenë subjekt i një libri dhe filmi – të dy të titulluar "Unbroken Will".

E mbijetuara më e vjetër e Holokaustit është Alice Herz-Sommer, 109 vjeçe. Hebraikja e lindur në Pragë, ka qenë në kampin Theresienstadt nga korriku i vitit 1943 deri në maj të 1945-ës. Aktualisht jetonte në Londër./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›