E Diel, 1 Nëntor 2026

RISHM Miniera e Bulqizes ne rrezik shembje policia te nxjerre minatoret

Miniera e Bulqizës ka rrezik të shembet, pas degradimit që ka pësuar nga ujërat dhe mungesa e mirëmbajtjen nga ana e ARC-së. Ky është konkluzioni që ka nxjerrë Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave. RISHM ka kërkuar menjëherë ndërhyrjen e forcave të rendit për të shpëtuar jetën e minatorëve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga thellësitë e minierës.

Drejtori i Përgjithshëm i Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave i ka bërë thirrje forcave të policisë të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e minatorëve dhe minierën nga shembja.

Drejtori i RISHM-it Saimir Zekaj pas deklaratave të mëhershme për rreziqet potenciale në minierë nga ndërprerja e punës aty e mosmirëmbajtja doli në një konferencë për shtyp. “Në kushtet kur nuk po merret vesh se kur do të arrihet një marrëveshje për takimin e minatorëve me kompaninë ACR e miniera po shkon drejt degradimit është e domosdoshmëri ndërhyrja e menjëhershme”, apeloi Zekaj.

Ai bëri me dije se nga ndërprerja e punës shembjet në minierë vijojnë të agravohen duke e degraduar atë në atë farë mase sa miniera mund të shembet duke zënë përfund minatorët. Drejtori i RISHM-it tha se janë bllokuar edhe rrugëkalimet në minierë, ndërkohë që niveli i ajrit nuk është në nivelin e duhur.

Ai tha se miniera nuk është mirëmbajtur nga ekspertët e ACR-së duke shtuar se ujërat gjatë kësaj kohe janë hequr nga vetë minatorët. Ky apel vjen ndërkohë kur takimet e propozuara me minatorët nga kompania austriake janë refuzuar nga grevistët për shkak të vendit të takimit. 13 minatorët e mbetur në thellësi të minierës vijojnë grevën e urisë në ditën e 18-të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›