Ndërron jetë operatori Saim Kokona
Saim Kokona ndërroi jetë dje në Tiranë në moshën 77-vjeçare. I përkiste brezit të parë të kineastëve që u shkolluan në Lindje. Kokona kreu studimet në Pragë në vitet 60-të. Pas Pragës, kthehet në kinostudion “Shqipëria e Re” dhe e nis me xhirimet e kronikave të ndryshme dhe filmave dokumentarë.
Ndër ta: “20-vjetori i Çlirimit të Tiranës”, “Takim me artin kinez”, “Në festivalin e 11-të të Këngës”, “Ata quheshin arbër”, “Pesëdhjetëvjetori i lavdishëm”. Filmi i parë artistik i xhiruar nga Kokona është “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), me regji të Pirro Milkanit dhe Gëzim Erebarës. Më pas ka xhiruar filma kryesisht me temë historinë, dhe filma për fëmijë.
Ndër to: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Beni ecën vetë” (1975), “Pylli i lirisë” (1976), “Cirku në fshat” (1977), “Koncert në vitin ’36″ (1978), “Radiostacioni” (1979), “Njeriu i mirë” (1982), “Apasionata” (1983) “Eja” (1987), “Babai i studentit” (1988), “Sinjali i dashurisë” (1989), “Shpella e piratëve” (1990) etj.. Ceremonia e varrimit bëhet sot, ora 12.00.