E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë në ndihmë të Agron Aliajt

Një grup artistësh brenda e jashtë vendit, dashamirës dhe familjarë të Agron Aliajt kanë ndërmarrë një fushatë sensibiluese në ndihmë të artistit që po kalon ditë të vështira. Koreografi (Artist i Popullit), prej datës 22 mars 2012 ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në spitalin privat Hygeia në Tiranë. Ndërkohë i është nënshtruar dy operacioneve kirurgjikale pas aksidentit të rëndë të datës 7 mars 2012.

Për përballimin e operacioneve dhe periudhës së gjatë të rehabilitimit në spital, ky grup njerëzish ka menduar të hapë një llogari bankare. Për secilin që mendon të kontribuojë sadopak, numri i llogarisë është: Raiffeisen Bank Sh.A,

IBAN: AL89202112190000000001298458 : Valuta ne EUR

IBAN: AL42202112190000000000298458 : Valuta ne ALL

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›