Ndërron jetë reperi Chris Kelly

Chris Kelly, njëri nga dy anëtarët e grupit të repit të viteve ’90, "Kris Kross", ka nderruar jete në moshën 34 vjeçare.
Kelly eshte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij të mërkurën, ndersa sipas autoriteteve dyshohet per vdekje nga mbidoza.
Grupi "Kris Kross" përbëhej nga Kelly, i njohur si “Mac Daddy” dhe Chris Smith, i njohur si “Daddy Mac”. Ata mbahen mend kryesisht për hitin e vitit 1992, “Jump”.Performanca e tyre e fundit ishte në shkurt, për të celebruar 20-vjetorin e shtëpisë diskografike “So So Def label”, me të cilën depërtuan në botën e muzikës. /Indeksonline/