Videoklip skandaloz

Këngëtarja e re polake Margaret ka dashur të sigurohet që videoklipi i saj i parë të mos kalojë pa u vënë re.
Për këtë arsye 21 vjeçarja ka vendosur që të gjithë meshkujt dhe femrat që janë pjesë e videoklipit të shfaqen krejtësisht te zhveshur .
Klipi i këngës me titull "Thank You Very Much", përqendrohet në një festë ditëlindjeje të organizuar nga prindërit e saj dhe ku të gjithë të ftuarit paraqiten pa asnjë rrobë në trup.Regjisor i videoklipit është Marrs Piliero, i cili më parë ka punuar me këngëtare si Ke$ha dhe Britney Spears.
Duke folur për xhirimet, Margaret është shprehur për "The Sun": “Ishte pak e çuditshme, por më pëlqeu shumë që njerëz të moshave dhe përmasave të ndryshme ishin shumë rehat me trupin e tyre dhe qëndronin përballë njëri-tjetrit pa asnjë problem.” /Indeksonline/