Ndërron jetë vizionari i “Apple”, Stive Jobs

Lajmi u njoftua nga vetë kompania "Apple" nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun. “Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (dje)", thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona. Bota sot është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e "Apple". Jobs bëri të ditur se vuan nga kanceri pankreatik që në vitin 2004.
Presidenti amerikan Barak Obama theksoi se me vdekjen e tij, bota ka “humbur një vizionar”. “Steve ishte në mesin e inovatorëve më në mëdhenj amerikan – aq trim sa të medonte ndryshe, mjaftueshmërisht i guximshëm të besonte se mund të nryshonte botën, dhe aq i talentuar për ta bërë këtë”, tha Obama.
Një komunikatë nga familja e Jobsit thotë se ata ishin me të kur ai vdiq në mënyrë paqësore të mërkurën.
“Apple” tha se kompania “ka humbur një vizionar dhe gjeni kreativ, dhe bota ka humbur një njeri mahnitës”. Tim Cook, i cili pasoi Jobsin në krye të kompanisë tha se paraardhësi i tij la pas “një kompani që vetëm ai mund ta ndërtonte, dhe se shpirti i tij gjithmonë do të jetë në themelet e ‘Apple’-it”.
Flamujt janë në gjysmë shtizë jashtë selive të “Apple”-it në Cupertino, California, ndërkohë që admiruesit e kompanisë kanë nderuar stivin në dyqante “Apple” anekënd botës. Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, e kujton Xhobsin si njeriun “që dinte se cfarë kishte kuptim në një produkt”.
Steve Jobs, i njohur dhe i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për atë ç'ka solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.
Krerët e kompanive të tjera teknologjike kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Mikrosoftit Bill Gates, i cili theksoi se “ndikimi i thellë” i Jobsit në botën e teknologjisë “do të njehet për gjenerata të tëra”.
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zukerberg falënderon Jobsin që tregoi se “ajo që ndërton mund ta ndryshojë botën” teksa bosi i Sony-t tha se “bota dixhitale ka humbur dritën udhëheqëse”. Pati edhe shumë drejtues të kompanive të tjera tekonologjike që nderuan Jobsin.
Jobs, përveçse i prezantoi botës mause-in (miun), i dha edhe kompjuterin me ngjyra iMac, iPod-in, iPhone-in dhe iPad-in. Vdekja e tij vjen vetëm një ditë pasi “Apple” prezantoi modelin e fundit të iPhone 4S. “Apple” besohet të jetë firma teknologjike më me vlerë (351 miliardë dollarë).
Më shumë se çdo lider tjetër biznesi, Jobs ishte i padallueshëm nga kompania e tij, të cilën e bashkë-themeloi në vitet 1970. Brenda kompanisë ai kishte një nivel influence të padëgjuar në kompanitë e tjera të biznesit.
Në vitin 2004, Jobs bëri të ditur se vuante nga kanceri në pankreas. Pesë vjet më vonë ai kreu një transplant mushkërie. Në muajin Janar, ai mori leje mjekësore, ndërsa në muajin gusht dha dorëheqje si kreu i kompanisë duke ia dorëzuar atë Cook-ut.
Gjatë fjalimit të dorëheqjes , Jobs tha se “besoj që ditët më të shkëlqyera dhe inovative të Apple-it janë përpara. Mesi pres të shoh dhe të kontribuoj në suksesin e kësaj kompanie, tashmë në një rol të ri”. Pavarësisht profilit të tij të lartë, ai mbeti mbrojtës i ashpër i jetës së tij private. Ai u martua me Laurenen në vitin 1991, dhe çifti pati tre fëmijë.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-10-06 09:03