E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vritet anëtari i këshillit komunal, identifikohen autorët

Viktima është shtetasi Tonin Gjoni, 40-vjeç, anëtar i Këshillit Komunal në këtë komunë.

Policia ka identifikuar autorët e vrasjes, shtetasit Pëllumb Nika, 38-vjeç dhe Ridvan Luli, 26-vjeç. Policia lokale sqaroi se është gjetur një automjet tip Benz, me të cilin janë larguar dy autorët e krimit. Makina është gjetur në vendin e quajtura Qendra Shëndetësore në fshatin Gajush.

Ata janë shpallur në kërkim dhe pritet arrestimi i tyre. Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të ndodhur mbrëmjen e shkuar, por paraprakisht thuhet se midis autorëve dhe viktimës ka pasur grindje. Policia ka gjetur në vendngjarje dy gëzhoja pistolete, me të cilën është kryer vrasja. Dy autorët e krimit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /Start/

                                                                                             2011-10-06 10:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›