E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektorit publik grek 24 orë në gjendje kome

Kjo grevë është organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punës ne vend. Greva e radhës vjen si pasoje e shkurtimeve te reja qe qeveria socialiste ndërmori muajin e kaluar. Shkurtimet shtrënguese do te prekin nënpunësit e shteti, pensionistet, tatimi mbi pronë si dhe te tjerë.

Të paktën 15.000 protestues janë derdhur në rrugët e Athinës, marshimi përpara parlamentit  si dhe kënga e kënduar, "hajdutë, grabitës!" tregoi qartë pamjet e njerëzve të frikësuar nga gjendja.

Pasi protesta po vazhdonte në një mënyrë paqësore, ajo tensionohet kur një gurë është hedhur në mes të turmës  së policëve nga dy të rinj gjatë përleshjeve mese tyre.

Forcat e sigurisë qëlluan me plumba gome dhe përdorën bombat me gaz lotsjellës për të larguar turmën nga ndërtesa shtetërore. Policia vuri në pranga më shumë se dhjetë persona, pasi tensioni filloj të rritej më shumë.

Protesta kundër masave të ashpra të kërkuar nga kreditorët Europiane dhe Ndërkombëtare e Fondi Monetar përfshiu edhe qytetet e tjera të mëdha.

Greva e ditës së mërkure, ishte një shfaqje dramatike e zemërimit publik mbi trajtimin e qeverisë për krizën e borxheve dhe marrja e masave për shkurtime të reja në sektorët publik./L.Ferhati/Start/.

                                                                                             2011-10-06 11:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›