E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarah Palin nuk do të kandidojë për Presidente të SHBA-ve

47-vjeçarja tha në një komunikatë se vendimin e kishte marrë pasi ishte menduar gjatë dhe në këtë mënyrë i jep fund spekulimeve lidhur me të ardhmen e saj.

Ish-guvernatori i Masachustesit, Mitt Romney dhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry, janë kandidaturat më të mundshme për të konkurruar me Obamën në zgjedhjet Presidenciale të vitit që vjen.

“Pas lutjeve të shumta dhe konsideratës së madhe, unë vendosa se nuk do të kërkoj nominimin për Presidente të SHBA-ve”, tha Palin./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-06 11:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›