Ndërtimet e vjetra në Fier, drejt zhdukjes
një fond të posaçëm për rikonstruksionin e tyre. Janë me dhjetëra objekte që datojnë të ngritura që nga viti 1930 ndërkohë që qyteti i Fierit daton të jetë ndërtuar që nga viti 1864. Shkaku i zhdukjes së këtyre objekteve qëndron në faktin se pronarët e tyre pas shitjes radhën ua lënë ndërtuesve të cilët pasi kanë aprovuar lejet në KRTN-e bashkisë ndërtojnë pallate shumë katësh. Ata nuk ngurojnë për ti prishua por harrojnë se qyteti I Fierit është një qytet me tradita dhe në zhvillim, por që e kaluara historike e tij nuk duhet të zhduket. Në fluksin e madh që po përjeton qyteti i Fierit nga ndërtimet e viteve të fundit , ndërtuesit kanë synuar e synojnë që të ndërtojnë në lagje të tilla si Konferenca e Pezës, 29 nëntori, Apolonia etj. Të ndodhur në kushte të tilla kërkohet ndërhyrja emergjente e institucionit të bashkisë që edhe ato pak objekte që kanë mbetur në këmbë të mos prishen, por të rikonstruktohen. Objekte të tilla si ish posta e vjetër, ish tregu, ish fabrika e miellit që kanë një moshë mbi 80 vjeçare po shkojnë drejt shkatërrimit. Nisur nga ky fakt Kryebashkiaku i fierit Baftjar Zeqo ka premtuar që në kuadër të strategjisë së zhvillimit të qytetit ka vendosur që këto objekte të rikosntrukturohen që të ruajnë origjinalitetin e tyre pasi janë historia e qytetit. Një rrugë e tillë u ndoq edhe me ish godinën dy katëshe në qendër të qytetit që deri në 1990 ishte biblioteka e qytetit por që kjo godinë është mbi 80 vjeçare e ndërtuar nga Vrionasit. Pas shitjes së saj pronarët e rinj i bënë rikonstruksion duke e kthyer në një lokal luksoz por që nga arkitektura si jashtë edhe brenda ruajti origjinalitetin e saj edhe pse u shtua me dy kate. Të njëjtën metodë do të ndjekin edhe për më shumë se 20 godina të tilla që qëndrojnë në këmbë edhe pse janë të amortizuara jashtë mase, ka pohuar Kryebashkiaku fierak Baftjar Zeqo për gazetën.
Xh. Beharaj