Pedofilia, lufta mes medias dhe Vatikanit
Vatikani hedh kundërakuzën e një sulmi mediatik kundër Kishës e Papa Benediktit XVI, kurse media ndërkombëtare e dënon
Me akuza e kundërakuza, fakte e polemika, dokumente e dëshmi reale, media ndërkombëtare ka vënë nën shënjestër majën më të lartë të Krishterimit, Vatikanin e Papa Benediktin XVI. E përditshmja franceze Le Monde ka hapur këto ditë faqet e saj me titullin Pedofilia, Papa në zemër të skandalit. Gazeta amerikane New York Times në një nga artikujt kryesorë shkruan: Funksionarë të lartë të Vatikanit përfshirë dhe të ardhshmin Papa Benedikti XVI kanë heshtur e nuk kanë shkarkuar nga detyra si shërbëtor i zotit priftin pedofil, Lawrence Murphy, i cili kish abuzuar me 200 fëmijë shurdhë-memec të Institutit Katolik St John's të Milwaukee në Wisconsin. Al Jazira në home page tërheq vëmendjen me titullin: Vatikani mohon mbulimin e rasteve të pedofilisë, e BBC hap faqen e saj me polemikën: Kisha nuk po mbulon asgjë, të krishterët turpërohen nga rastet e abuzimeve, kurse përditshmja angleze The Guardian shkruan: Pedofilia çon në luftë Vatikanin me pjesën tjetër të botës.
Vatikani hedh kundërakuzën e një sulmi mediatik kundër Kishës e Papa Benediktit XVI, kurse media ndërkombëtare e dënon për vazhdimin ende të një politike heshtjeje keqinformuese. Polemikat mbi kishën e Papa Benediktit XVI, mbi priftërinjtë pedofilë e viktimat e pafajshme kanë të vetmen platformë lëvizëse dokumentin e rezervuar të titulluar Crimen Sollicitations, i hartuar në latinisht në vitin 1962 nga Zyra e Shenjtë e Vatikanit dhe i firmosur nga Papa Giovanni XXIII, me redaktimin e kardinalit Alfredo Ottaviani.
Crimen Sollicitations - Top secret
Crimen Sollicitations, pra krime provokimesh, është një dokument shumë konfidencial drejtuar patriarkëve, peshkopëve, arqipeshkopëve e të gjithë funksionarëve të hierarkisë së krishterë kudo që ndodhen. Crimen Sollicitations është një tregues kuptimplotë i politikës botërore për një kontroll e sekret absolut nga ana e Klerit Katolik në të gjitha rastet e abuzimeve seksuale. Dokumenti iu shpërnda në 1962 kardinalëve në të gjithë botën me urdhrin që ky material të mbahej i fshehur e në një vend të sigurt. Në faqet e tij është e specifikuar procedura se si të ekzaminohen rastet e skandaleve seksuale brenda kishës së krishterë, se si të trajtoheshin akuzat e minorenëve ndaj priftërinjve pedofilë e se si kardinalët të silleshin ndaj priftërinjve që ishin të tunduar seksualisht.
Ky dokument fton tu tërhiqet vëmendja, të korrigjohen e nëse rasti e kërkon, të largohen nga detyra klerikët nën akuzë, në të lexohet: Në kryerjen e këtyre proceseve duhet të kemi një kujdes e vëmendje të veçantë që të mbikëqyren me një sekret maksimal. Në qoftë se rasti përfundon në një proces gjyqësor apo i nënshtrohen vendimit të një gjykatësi, duhet të vazhdojë ruajtja e të njëjtit sekret. Të gjithë ata që për titujt e ndryshëm që mbajnë hyjnë e janë pjesë e ekzekutimit të procesit gjyqësor ose për rolin që kanë, vihen në dijeni të fakteve, janë të detyruar të ruajnë sekretin më të madh (të ashtuquajturin sekretin e Zyrës së Shenjtë). Crimen Sollicitations imponon urdhrin e heshtjes jo vetëm nga ana e klerikëve, por dhe nga viktimat e anëtarët e trupit gjykues. Për këta të fundit ishte e detyruar formula e betimit Premtoj, detyrohem e betohem se do të ruaj të paprekshëm sekretin mbi çfarëdolloj lajmi që do vihem në dijeni, për shkak të ushtrimit të detyrës sime, me përjashtim atyre legjitimeve në përfundim të procesit gjyqësor. Çfarëdo që thuhej apo diskutohej në atë sallë gjyqi duhej ti nënshtrohej një heshtjeje totale e sekreti nuk duhej të dhunohej as në mënyrë direkte e as indirekte nga anëtarët e jurisë e për asnjë arsye madhore, urgjente e të rëndë. Ky dokument është një rregull i shkruar për të mbuluar të gjitha abuzimet seksuale ndaj fëmijëve nga ana e priftërinjve e për të dënuar këdo që kërkon të tërheqë vëmendjen ndaj këtyre ngjarjeve apo Crimen Sollicitations të kryera nga njerëzit e kishës. Çdo gjë është e kontrolluar nga e gjithë hierarkia e Vatikanit deri tek maja e tij, Papa aktual Benedikti XVI, i cili për më shumë se njëzet vjet, ndërsa ishte kardinal ka respektuar diktatin e rregullave të Crimen Sollicitations. Në asnjë rresht të tij nuk flitet për ndihmën e mbështetjen që u duhej dhënë viktimave, përkundrazi imponohet frika e dënimi për cilindo nga ata që flasin apo diskutojnë për çka ka ndodhur.
Ditari i priftit pedofil, Tarcisio Tadeu Spricigo
Qe viti 2005, edhe pse kanë kaluar disa vjet nga bërja publike e gjetjes së ditarit të një prifti pedofil, kjo ngjarje vazhdon të ripropozohet në faqet e shtypit ndërkombëtar e kushtëzuar mbi të gjitha nga situata aktuale e çështjes pedofili-kishë. Prifti Tarcisio Tadeu Spricigo kryente shërbimin e tij klerikal në Brazil e ky ditar iu dorëzua policisë nga një murgeshë, së cilës gabimisht i kishte rënë në dorë. Më shumë se një ditar, ky dokument i ngjan një manuali të vërtetë me dhjetë rregulla bazë për ti shpëtuar zbulimit e ndëshkimit nga identiteti i tij pedofil.
Ja çshkruhet në të:
Po përgatitem për gjuetinë time, qetësisht e hedh vështrimin përreth e pa asnjë problem mund të kem të gjithë djelmoshat që dua, pasi jam për ta miku më i sigurt në botë... Të shumtë janë vogëlushët e sigurt, të besueshëm, sensualë e që dinë të ruajnë një sekret total, ndjejnë mungesën e babait e jetojnë vetëm me nënën, ata i gjen kudo. Mjafton vetëm një vështrim depërtues e një reagim me rregulla të sigurta... Për këtë jam i sigurt, e kam qetësinë. Nuk nervozohem. Unë jam një joshës, e pasi të kem aplikuar rigorozisht rregullat, vogëlushi do të bjerë drejt e në rrjetën time... Do jemi të lumtur për gjithmonë... Pas humbjeve në fushën seksuale, pësimi më është bërë mësim. E ky është zbulimi më i madh i imi: Zoti fal gjithmonë, por shoqëria nuk fal kurrë.
Në Brazil rreth 1.700 priftërinj u përfshinë në skandalin e pedofilisë e kjo përbëjnë 10% të prezencës së tyre në këtë shtet. Në komunën e Barretos, në veriperëndim të San Paolo-s qe hapur një qendër kurimi për priftërinjtë pedofilë, që shërbente njëkohësisht dhe si një vend strehimi e fshehje për këta fajtorë të seksit.
Prifti bën me mua atë që një burrë bën me një grua. Më zhvesh e heq veshjen e tij, më vë mbi gjunjë e më thotë të rri urtë.... Është një fëmijë 10-vjeçar që flet e abuzuesi i tij ishte prifti brazilian, Edson Alves dos Santos, 64 vjeç. Pjesë e skandalit të Brazilit qe dhe rasti i priftit Felix Barbosa Carreiro i kapur në flagrancë në një orgji seksi e droge me katër adoleshentë të njohur në internet.
Çështja Murphy
Çështja Murphy është nga më të përfolurat në mediat ndërkombëtare e këto ditë është rikujtuar në mënyrë të veçantë nga e përditshmja New York Times me akuzën direkte ndaj Papa Benediktit XVI, i cili në kohën kur ishte kardinali Joseph Ratzinger kishte mbajtur të fshehur madje dhe i kish mbyllur denoncimet mbi abuzimet seksuale të kryera nga prifti Lawrence Murphy. Historia e priftit Murphy nis në vitin 1950, kur ai emërohet famulltarë në St. Johns School for the Deaf. Akuzat e para seksuale ndaj tij zënë fill në 1955, por vetëm në 1997 paraqiten në një letër në famullinë e Milwaukee. Në vitin 1963 ai emërohet drejtori i kësaj shkolle e në vitin 1974 një grup studentësh u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen mbi atë çka ndodhte në atë institut me një poster proteste të afishuar në fasadën e katedrales së Milwaukee, ku shfaqej portreti i Murphy-t me nënshkrimin Wanted. Më 12 shtator 1974 prifti Lawrence Murphy transferohet në vendin e tij të lindjes në veri të Wisconsin, nga ku nuk do të lëvizë më.
Në vitin 1993 një grup ekspertësh mbi shqetësimet seksuale të thirrur nga famullia e Milwaukee ekzaminon imzot Myrphy-n, i cili pranon se ka abuzuar me 19 fëmijë, por siç