E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët me trajtime të veçanta financiare, shporta e mallrave falas

Të gjithë personat që kanë punuar si minatorë dhe janë në pension do të përfitojnë shportën e mallrave falas e cila ka në përbërje të saj zërat si më poshtë që kanë të bëjnë me shpenzimet e konsumit. Zërat kryesorë të shpenzimeve të konsumit janë.

Ushqim 62.0  për qind shpenzime për energji elektrike 5.6 shpenzime për lëndë djegëse 5.0 shpenzime telefoni 2.5 ,shpenzime për ujë 1.0 , por edhe shpenzime për pajisje afatgjatë 0.8 . Një ndër mallrat kryesorë të cilës u është dhënë prioritet gjatë rritjes që do të aplikohet gjatë javës së parë të majit janë edhe shpenzimet për shëndetin që do të jenë 7.4 për qind e për këto kategori do të jepen një pjesë e madhe e ilaçeve falas. Një tjetër përfitim që është në shportën e mallrave janë edhe shpenzimet për detergjente që do të jenë në masën 5.7. Ndërkohë përsa I përket transportit shporta e mallrave falas do ta përfshijë këtë zë në 2.0 për qind. Zëra të tjerë që përfshihen në indeksimin e shportës do të jenë kulture dhe argëtim 1.2 duhan, pije alkoolike 3.0 , shërbime 0.3 , veshje 1.8 , artikuj shtëpiakë 0.3 , shpenzime për ceremoni 1.1 , kujdes personal 0.2 por edhe të tjera shpenzime të lehta që do të kompensohen në masën 0.1 për qind.


Problemet
Protestat dhe ankesat e minatorëve kanë qenë edhe pika më e nxehtë e protestave të shumta nga kjo kategori. Sipas kësaj kategori ata duhet të kenë status të njëjtë me pilotët dhe të gëzojnë pension të përhershëm. Sipas tyre kjo kategori është në  gjendje të mjeruar ekonomike dhe punon në miniera që nuk përmbajnë edhe kushtet më minimale të punës.  Për këtë problem pothuajse pjesa më e madhe e minatorëve që përfitojnë një rrogë tejet qesharake kjo kategori këto dy vite ka dalë në protesta më shumë se 10 herë Brenda këtyre dy viteve. Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me kërkesat e peticioneve të minatorëve për kërkesat ekonomike dhe të sigurimit teknik në minierë. Por një tjetër ankesë dhe problem për këtë kategori është edhe vdekja nga kushtet e vështira në miniera dhe mos përfitimi i asnjë pensioni ose pagese për familjet që kanë humbur të afërmin. Kohët e fundit ka pasur edhe mjaft reagime nga organet qeveritare duke ngritur një grup pune për të rishikuar statusin e minatorëve e duke bërë disa përmirësime në ligjin  ndaj tij.

Last Updated on E Shtune, 03 Prill 2010 19:17

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›