E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimet ne kulm, Shkodra s'ka krize

Shkoder- Megjithese bota zien nga kriza ekonomike qe e ka perfshire, Shqiperia duket se po kalon nje vit ende pa probleme. Kete fakt e deshmojne edhe te ardhurat nga bizneset dhe vjelja e detyrimeve ne bashkine e Shkodres. Me e prekshme gjendja mbetet ne sektorin e ndertimeve, por Zyra e Urbanistikes raporton shifra rekord te arketimeve. "Kemi arketuar 150 milione leke. Viti 2008 dhe fillimi i vitit 2009, konsiderohen si periudha me e mire prej 18 vjetesh, per sa i perket investimeve ne fushen e ndertimeve nga kompanite e huaja dhe bizneset private ne qytetin e Shkodres", tha Aida Shllaku, shefe e Zyres se Urbanistikes Shkoder. Kjo eshte edhe shuma me e madhe qe ka grumbulluar bashkia, qe pas nderrimit te sistemit politik ne Shqiperi. Sipas Shllakut, parate jane arritur te mblidhen, fale nje politike transparente nga bashkia, lehtesirave ne lejet e ndertimit dhe sherbimeve te tjera qe ka ofruar ky institucion, pa asnje preference. "Nga keto, 2 per qind e kesaj shume do te perdoret per investim ne infrastrukturen e qytetit dhe sherbime te tjera, ndersa 1 per qind e saj per studime urbanistike te qytetit", shpjegoi zyrtarja per "KJ". Gjate periudhes ne fjale jane dhene nga Zyra e Urbanistikes Shkoder, 107 leje ndertimi, 21 prej te cilave per komplekse banimi dhe argetimi. Ne te njejten kohe eshte bashkepunuar me 22 kompani ndertimi, te cilat kane shprehur interes per te bere ndertime bashkekohore ne qytetin e Shkodres. Nisur nga ritmet e vitit te kaluar dhe kerkesat ne vazhdimesi per te ndertuar ne Shkoder, bashkia duket teper optimiste, pasi vetem me vjeljen e taksave ne kete fushe, ajo arrin te siguroje sherbimin ndaj qytetareve ne mirembajtje rrugesh, lyerje fasadash dhe krijimin e hapesirave te gjelberta. Nga ana tjeter, ne nje studim te bere nga Banka Boterore per vendet e Evropes Juglindore, per sa i perket lehtesirave dhe transparences qe iu ofrohet investitoreve, bashkia e Shkodres ka rezultuar nder te parat ne rajon, per heqjen e barrierave dhe burokracive per investitoret. Por pavaresisht ketij rezultati pozitiv, sic e quan Shllaku, nje problem shqetesues me vete qe ka ekzistuar ne vite te tera, eshte dhenia e lejeve te ndertimit per pallate shumekateshe, fare prane zonave te vjetra muzeale te qytetit. Keto lloj ndertimesh jane prezent pothuajse ne te gjitha pjeset e vjetra te Shkodres.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›