Ndërtimet pa leje, 80 mijë objekte gati për t’u shembur
03/02/2012 Pavarësisht mbarimit të afateve qytetarët vijojnë të ndërtojnë jashtë kritereve.
Pavarësisht, mbylljes së procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, duket se qytetarët shqiptarë vijojnë ndërtimet pa leje. Raporti i Bankës Botërore për çështjen e pronave, publikuar së fundmi, tregon se përveç 350 mijë ndërtimeve pa leje të deklaruara në shkurt të vitit 2006, kur hyri në fuqi ligji dhe mbaroi fotografimi ajror i objekteve, janë ndërtuar dhe 80 mijë ndërtime të tjera pa leje. Sipas televizionit Scan, raporti thekson se procesi i legalizimit nuk e ka ndërprerë aspak fenomenin e ndërtimeve pa leje, përkundrazi vazhdon të ngrihen objekte në të gjithë vendin, duke anashkaluar rregullat urbanistike dhe duke shtuar kaosin në sektorin e ndërtimit. Sipas ligjit duhet të prishen të gjitha ndërtimet pa leje që do të bëhen nga momenti i përfundimit të fotografimit ajror, që është mbyllur në muajin shkurt të vitit 2006. Në bazë të fotografimit ajror u krijua harta dixhitale dhe aty u hodhën të gjithë të dhënat e marra nga vetdeklarimi dhe verifikimet në terren. Çdo ndërhyrje në ortofoto quhet e paligjshme dhe dënueshme. Por, ndërkohë shumë qytetarë pavarësisht se e kishin kryer vetëdeklarimin, duke vendosur dhe 4 fotot e objektit, kanë bërë shtesa katesh apo anësore, me idenë se mund t’i legalizonin dhe këto duke ndërhyrë gjatë procesit në hartën dixhitale. Dikush tjetër ka guxuar dhe të ngrejë ndërtime të reja, pa marrë parasysh faktin se këto objekte mund të shemben në të ardhmen. Burime zyrtare nga Inspektorati i Ndërtimit, i cili ka për detyrë të kontrollojë territorin dhe të shembë ndërtimet pa leje, thanë se shifra mbi 80 mijë ndërtime pa leje është e ekzagjeruar, pasi sipas tyre gjatë këtyre 6 viteve të fundit janë kryer më pak ndërtime pa leje.