Kuvendi dorëzon në Prokurori tre deputetët
03/02/2012 PS-ja bashkon votat me PD-në për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imuniteteve
Doshi, Balla e Bare nga dje janë në dispozicion të hetimeve për organizimin e 21 janarit
Ashtu siç kishte lajmëruar, opozita bashkoi dje votat e saj me mazhorancën për heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Tomë Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme pritet të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit. Me votime të veçanta për çdonjërin nga deputetët, ligjvënësit shqiptarë votuan me shumicë të cilësuar heqjen e imunitetit të tyre për t’i hapur në këtë mënyrë rrugën Prokurorisë për hetimin e të gjithë aktivitetit të kryer nga ata më 21 janarin e vitit të kaluar gjatë demonstratës së dhunshme, ku mbetën të vrarë katër persona. Me shumicë votash Kuvendi në seancën e djeshme parlamentare votoi pro heqjes së imunitetit për deputetë socialistë Taulant Balla, Tomë Doshi e Besnik Baraj. Votimi për imunitetin e Ballës u krye me 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime; ndaj Doshit me 116 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa Besnik Bare shënoi votimin më të ulët, ku heqja e imunitetit të tij u miratua me 107 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim. Në lidhje me kërkesën e paraqitur nga ana e organit të akuzës të tre deputetët e PS-së dhanë shpjegimet e tyre rreth demonstratës së 21 janarit. Gjatë fjalës së tyre nuk munguan akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit të vendit për korrupsion dhe përgjegjësinë për 4 vrasjet në bulevard një vit më parë. I pari nga deputetët e akuzuar nga prokuroria si nxitës së dhunës e mori fjalën deputeti Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit deputeti Balla deklaroi se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes të së vërtetës së ngjarjeve të 21 kanarit. “Ndihem realisht mirë që emri im është përfshirë në këtë listë të pjesshme për heqjen e 3 imuniteteve dhe hapjen e hetimeve të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit”, - tha Balla. Ndërsa deputeti Doshi akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Berisha se ka vrarë dhe ndërkohë ka ushtruar presion dhe terror për të blerë dëshmitarë të rremë. “E vërteta ka dalë hapur: vrasësi është Sali Berisha. Edhe pas 21 janarit kanë masakruar protestues shkodranë duke u thënë: ‘Thoni se ka paguar Tomë Doshi’”, - tha Doshi. Besnik Bare, i treti në listë për të dhënë shpjegime para Kuvendit, para se të votohej heqja e imunitetit theksoi se organizatorët e vërtetë të dhunës së 21 janarit janë në qeveri. “Stili komunist i fabrikimit të armiqve është ende gjallë”, - tha Bare.
Doshi: Berisha është frikacak
“Sali Berishën e njoh për frikacakun më të madh që ka Shqipëria. Vetëm një frikacak si ai është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë si ai mund të vrasë popullin e vet që proteston për të drejtat e tij. Pa burrni dhe i pabesë më i madh nuk ka dalë në Shqipëri. U fali grekëve toka, vrau me shikasit e tij Remzi Hoxhën. Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e 21 janarit”, - tha Tomë Doshi.
Balla: Krenar për 21 janarin
Deputeti socialist kërkoi që Kuvendi të votojë pro heqjes së imunitetit të tij, duke vënë në dukje se është krenar që mori pjesë në demonstratën e 21 janarit. “Sot dhe mot do të kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”, - tha Balla.
Bare: T’u hiqet imuniteti Berishës e Bashës
“U dhashë nga një parullë. Tani supozohet se unë u kam thënë ‘goditni policinë’, me të drejtë duhet të akuzohem, janë supozime. Tani kemi një punëdhënës, që është ministri i Brendshëm, Kryeministri, që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por Kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe t’u hiqej imuniteti.”
PS kërkon mosvotimin për dy projektligje
Pasi leximit të rendit të ditës së seancës së djeshme plenare nga kryeparlamentarja Topalli, deputeti socialist Ditmir Bushati kërkoi që projektligji për INSTAT-in dhe prokurimet publike të mos kalojnë, pasi nuk është arritur një konsensus midis palëve. Propozimi i Bushatit u kundërshtua nga Topalli, e cila u shpreh se kjo çështje ka të bëjë me Komisionin e Ligjeve dhe kërkoi që opozita të sjellë argumente më bindëse.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ndërhyri duke u shprehur se në Konferencën e Kryetarëve nuk është arritur konsensus mes PD-së e PS-së, ndaj PS-ja nuk do të votonte.