E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjeti social Facebook kuotohet ne burse

Bota financiare e surprizuar nga futja në bursë e rrjetit social më të populluar Facebook. I themeluar në vitin 2004, nga Mark Zuckerberg, facebook llogarit sot 845 milionë përdorues dhe 3200 punonjës. Futja në bursë e facebook, përbën një nga operacionet më të mëdha të histroisë së ëeb-it. Duke u nisuar nga një vlerësim fillestar mes 75 dhe 100 miliardë dollarësh shuma mund të arrijë deri edhe në 5 miliardë, më shumë se gjysma e realizuar nga Google me 1,9 miliardë në 2004. Por sa vlen kompania në të vërtetë dhe çdo të thotë kjo për investitorët?
Me mbi 800 milionë përdorues në gjithë botën, Facebook është faqja e dytë më e vizituar në internet, pas Google. Me planet për të grumbulluar 5 miliardë dollarë nga oferta e parë publike, analistët thonë se kompania pritet të bëhet një nga më të pasurat.
Llogaritjet e para të analistëve lënë të kuptohet se Facebook vlen nga 50 deri në 100 miliardë dollarë. Pas disa muajsh kur facebook të fillojë tregtinë e aksioneve në bursë themeluesi i saj mund të bëhet një nga miliarderët më të rinj të botës. Investitorët e institucioneve financiare pritet të kenë shansin e parë të blejnë aksione të Facebook-ut. Por me daljen në tregun publik të titujve mësohen edhe të gjitha detajet financiare të kompanisë së Zuckerberg. Tre vjet më parë rrjeti social ishte në humbje me 56 milionë dollarë, ndërkohë që viti 2011 shënoi për facebook fitime me 1 miliardë dollarë nga një xhiro vjetore me 3,7 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›