Itali, pritë me plumba shqiptarit

Mediat vendase bëjnë të ditur se shtetasi Silver Cërriku, 23-vjeç, ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital në rajonin e Torinos.
Ngjarja mësohet se ka ndodhura në Luginën e Sipërme në Susa mëngjesin e së shtunës. I riu teksa ishte nisur për në punë, është goditur nga një automjet ku ka mbetur i plagosur fillimisht në këmbë.
Më pas, autori i aksidentit, ka dalë prej makine duke e qëlluar me pistoletë në kokën shqiptarin. Shqiptari ka përfunduar në spital dhe pas 72 orësh do të mësohet nëse do të mbijetojë apo jo. Forcat e policisë italiane shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. /Start/
2011-09-03 10:51