Ndërtimet pa leje në manastirin e Mesopotamit
Specialistë të Monumenteve ka kohë që kanë ngritur shqetësimin për këtë fenomen si tek drejtuesit vendorë, ashtu dhe tek Inspektorati i Ndërtimit.
SARANDË - Manastiri i njohur i Mesopotamit në Sarandë me një moshë 900-vjeçare, një nga objektet e lashta të kultit e kulturës, po "pushtohet" nga objekte pa leje që po ngrihen rreth tij. Burime për "Gazeta Shqiptare" shtojnë se mes objekteve të kësaj natyre është dhe një kishë, ndërtimi i së cilës është bërë pa lejen përkatëse të Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës. Lakmia për ndërtime objektesh pa leje apo që dëmtojnë këtë objekt të lashtë, kryesisht brenda tij, ka nisur të vihet në jetë që prej një viti. Specialistë të Monumenteve ka kohë që kanë ngritur shqetësimin për këtë fenomen si tek drejtuesit vendorë, ashtu dhe tek Inspektorati i Ndërtimit. Në mesvitin 2008, Policia Ndërtimore e Sarandës premtoi se do të ndërhyhej për shembjen e objekteve pa leje në Manastirin e Mesopotamit, por ky premtim nuk u realizua. Ndërkohë, objekte të tjera kanë filluar t'u shtohen atyre ekzistuese. Mjediset rreth tij tashmë i ngjajnë një kantieri ndërtimi ku punohet ditën dhe natën. Mësohet gjithashtu se së fundi, diku pranë tij është projektuar dhe mendohet ngritja e një varreze të re për fshatin. "Një situatë e tillë nuk duhet lejuar. Është e nevojshme një ndërhyrje sa më e shpejtë për të ruajtur këtë objekt të lashtë", - thonë specialistët. Manastiri i Mesopotamit është monument kulture i Kategorisë së Parë dhe unikal në vendin tonë. Ai ndodhet në pjesën jugore të fshatit Mesopotam, pranë Finiqit.
(s.g/BalkanWeb)