G8 ne sfiden me te madhe, mbijetesen
Nga Andrew F. Tully
Pak rendesi ka se si ndihen udheheqesit e G8-es lidhur me luften ne Irak, ne Afganistan, programet berthamore te Iranit apo zgjedhjet presidenciale ne Zimbabve. Cmimet ne rritje te ushqimeve baze dhe kriza ekonomike eshte tema qe ata nuk mund ta shmangin ne takimin e radhes qe mbahet ne Japoni.
E ndonese kriza e kredive ne tregun e shtepive dhe cmimet e ushqimeve dhe naftes kane percaktuar ecurine e ekonomise boterore ne vitin 2008, udheheqesit e Britanise, Kanadase, Frances, Italise, Gjermanise, Rusise dhe Shteteve te Bashkuara nuk do te jene ne gjendje t'i zgjidhin problemet ekonomike gjate takimit qe fillon te henen.
Se paku ky eshte mendimi i Tony Avirgan, nga Instituti per Politikat Ekonomike me qender ne Uashington. Avirgan thote se kriza e kredive ka filluar vite me pare, kur bankat, fillimisht ne Shtetet e Bashkuara dhe me pas ne Evrope, per te rritur fitimet, vendosen te lehtesonin qasjen ne kredi.
Fillimisht kjo politike solli fitime, por, me kohen, qasja ne fjale i ka futur ne telashe bankat amerikane dhe evropiane. Kreret e G8-es nuk mund ta zgjidhin kete problem, pasi varet nga legjislacioni i cdo vendi dhe eshte para se gjithash nje problem amerikan. "Kjo behet ne varesi te cdo vendi, por Shtetet e Bashkuara jane burimi i problemit. Arsyeja e perhapjes se krizes ne vende te tjera nuk ka te beje me rregulloret, por me faktin se bankat e vendeve te tjera kane investuar ne tregun e pronesise se patundshme ne Amerike", sqaron Avirgan, nga Instituti per Politika Ekonomike. Dy problemet tjera te ekonomise boterore, cmimet e larta te naftes dhe ushqimeve, ndonese nuk kane lidhje te drejtperdrejte, ndikojne tek njeri-tjetri.
Serish Avirgan sqaron: "Shume nga prodhimet ushqimore ne bote varen nga plehrat kimike, cmimi i te cilave ka brenda edhe komponentet e karburanteve, duke shtuar ketu edhe rritjen e kostos se transportit, per shkak te cmimeve te naftes. Kjo eshte varesia mes cmimit te naftes dhe atyre te ushqimeve."
Avirgan mendon se pjesemarresit e takimit te G8-es nuk do te jene ne gjendje te gjejne zgjidhje per keto probleme. "Mendoj se ata jane shume te ndare", thote Avirgan. Por, edhe nese do te kete ndonje mundesi zgjidhjeje per krizen e ushqimeve, nuk mund te ofrohet zgjidhje per cmimin e naftes. Historikisht, shton Avirgan, asnjehere cmimi i naftes nuk ka paraqitur ndonje problem urgjent ne SHBA si ne Evrope, pasi ajo ane e Atlantikut gjithmone eshte furnizuar me nafte me cmim me te ulet. Edhe nese kreret e shteteve dhe qeverive te G8-es do te jene te gatshem te flasin per strategji te perbashketa lidhur me naften, Avirgan pohon se nuk do te jene ne gjendje te zgjidhin problemin, deri ne momentin qe industrite e ketyre vendeve te gjejne alternativa ndaj naftes. Nese kjo nuk ndodh, cmimi i naftes dhe gazit vetem sa do te njohe rritje.