Kreu i Kuvendit Opozita te votoje heqjen e imunitetit
Akuzat reciproke PD-PS e kane detyruar kryeparlamentaren Jozefina Topalli qe te percjelle nga Gjeneva kerkesen e saj per politikanet dhe gjyqtaret qe te dorezojne imunitetin. Si Kryetare e Kuvendit i gjej shume te renda akuzat reciproke. Mendoj se ka ardhur koha qe institucionet duhet te veprojne ne menyre qe te mos krijojme nje klime helmuese qe ndot teresisht klasen politike thote Topalli. I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve e te institucioneve te tjera te cilet e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre. Eumlshte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin tha Topalli. Nga Gjeneva ku mori pjese ne takimin e Unionit Nderparlamentar Nderkombetar Kryetarja e Kuvendit i beri thirrje opozites ti bashkoje votat me mazhorancen per kufizimin me ligj te imunitetit. Sipas saj ky ligj qe kerkon 84 vota do ti hapte rruge hetimit te akuzave per korrupsion ndaj cdo funksionari ne politike apo drejtesi akuza te cilat tashme jane bere te perditshme.