E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetesit e Tavos kusht Rucit Mos miratoni kandidatin e Bimes

Perplasjet Numri dy i PS-se ne Gjirokaster synon pajtimin Te zgjedhurit kane diskutuar me pjekuri

Mbledhja maratone e Asamblese se Partise Socialiste ne Gjirokaster ku mori pjese edhe kryetari i grupit parlamentar te socialisteve dhe kryetar i Asamblese Kombetare te PSSH-se Gramoz Ruci e qe kishte ne rend te dites sqarimin e situates ne radhet e socialisteve gjirokastrite pas largimit te deputetit socialist Vangjel Tavo nga grupi parlamentar perpos debateve mes dy grupeve rivale nuk solli asnje produkt apo qendrim te ri politik. Pavaresisht se kjo mbledhje u zhvillua me dyer te mbyllura per median dhe vezhguesit e tjere burime te besueshme brenda saj bene te ditur se akuzat dhe kunderakuzat e ndersjella midis dy grupeve rivale atij te deputetit Tavo dhe grupit te kryebashkiakut Bime kane mbizoteruar gjate gjithe kohes. Kesisoj kjo mbledhje qe pritej nga te dyja palet si momenti vendimtar per te lare duart me kundershtaret nuk solli asgje te re per tu shenuar. Kryetari i Komunes Libohove Qender Krenar Kulla nje prej perfaqesuesve te grupit te perkrahesve te Tavos kerkoi nga zoti Gramoz Ruci si kryetar i grupit parlamentar te socialisteve dhe kryetar i Asamblese Kombetare te PSSH-se qe kandidatura e Florian Hysit per kryetar i PS-se te mos miratohej nga qendra per shkak te mbeshtetjes dhe promocionit qe i jep kryebashkiaku Bime. Zoti Bime nga ana e tij i ka kerkuar Rucit qe te respektohet vullneti i anetaresise ne baze i cili ka propozuar Hysin per kryetar partie. Pavaresisht se objektivi i takimit ishte paracaktuar si vendimtar per te percaktuar veprimet e metejshme qe do te mbahen per permiresimin e marredhenieve te acaruara deri ne ekstrem te dy grupeve ne gjirin e socialisteve gjirokastrite ne perfundim te saj nuk pati asnje konkluzion te qarte dhe kjo u duk edhe ne prononcimin per mediat te zotit Ruci pas mbledhjes. Une jam ketu ne Gjirokaster sot per te zhvilluar nje takim me aktoret dhe faktoret politike drejtues te PS-se ne bashkite dhe komunat e rrethit te Gjirokastres si dhe me te zgjedhurit e pushtetit vendor te rrethit. Diskutuam rreth situates politike dhe organizatave te partise ne Gjirokaster tha Ruci pas takimit. Duke e vleresuar takimin si nje mbledhje pune me interes dhe ne solidaritet te plote mes paleve Ruci tha me tej se ai u ishte mirenjohes te gjithe perfaqesuesve te zgjedhur socialiste ne kete rreth qe sipas tij ...me maturi me pjekuri me shqetesim dhe preokupim pane me sy kritik dhe gjykuan ne unison e ne solidaritet te plote problemet duke shpalosur vlerat me te mira qe subjekti yne politik ka mbartur ne vite per te permiresuar situaten politike dhe organizative ne funksion te kauzes se Partise Socialiste si nje parti opozitare dhe ne funksion te fitores se betejes se ardhshme elektorale te subjektit tone politik. Mesohet se ne kete mbledhje nuk ka marre pjese deputeti i larguar Vangjel Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›