E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kakavije , vijon kthimi I emigrantëve drejt Greqisë.

 Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes ka nisur lëvizja e kthimit të emigrantëve drejt shtetit grek . Pas festimit të festave të fundvitit  në Shqipëri  edhe pse një numër shumë I ulët krahasimisht me vite të mëparshmë situata  në këtë pikë ka qënë e qetë ndërsa burime nga dogana Kakavije bëjnë me dije se  përgjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar drejt shtetit Helen 400 shtetas . Aktualisht po punohet me  katër sportele  në hyrje dhe tre në dalje . Emigrantët të cilët udhëtojnë drejt Greqisë ku edhe jetojnë e punojnë shprehen se janë konform regullave të përcaktuara  si masë sigurie për shkak të pandemisë covid -19 siç është përgjigjia e testit në 72 orët e fundit, dokumente rezidentë  apo leja qëndrimi I punësimit sezonal .Nga ana tjetër  Greqia ka marrë një tjetër masë për shkak të situatës së  pandemisë COVID – 19  ku  të  gjithë udhëtarët që do të futen në vendin fqinj  ku  prej datës 18 dhjetor  2020 deri në 7 janar 2021 do të jenë të detyruar që të futen në karantinë 10-ditore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›