E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientet viktime e gabimeve mjekesore. Flet presidenti i urdhrit te mjekut

Gabimet mjekësore vazhdojnë të jenë një shqetësim edhe për vetë strukturat shëndetësore. Urdhri i mjekut deklaron se gabimet janë të shumta. Këto nuk lidhen me atë çka ndodh brenda sallave të operacioneve, por jashtë dyerve të tyre. Edhe infeksionet spitalore janë një gabim.

“Di të them me siguri se gabime mjekësore ka. Ka shumë. Nuk është bërë një studim I mirëfilltë, por problemi është që ne I njohim nivelet e spitaleve tona. Po të shkosh të futesh në qendrën spitalore universitare, të shikosh se si hyjnë e dalin njerëzit aty, të gjitha këto këto sjellin vetëm infeksione spitalore që janë një problem jashtëzakonisht I madh” thotë presidenti I urdhrit të mjekut, Din Abazaj.

Presidenti i urdhrit të mjekut thotë se gabimet mjekësore rriten në sistemin tonë për disa arsye. “Këto rriten edhe për shkak të pamundësive që kanë mjekët për pjesën e një infrastrutkure të domosdoshme, pajisjen me teknologjinë bashkëkohore të nevojës më e domosdoshme me diagnoza precise” tha Abazaj.

Përsa i përket ankesave që mund të kenë berë qytetarët ndaj punës së mjekëve, Urdhri i Mjekut thotë se nuk ka patur një arsye. Sipas tyre ështe se  shumica e qytetarëve vazhdojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre duke mos besuar edhe tek institucionet që presin ankesa.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›