E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per kreun e FIFA-s gazetari perballe Blatter

Gazetari sportiv amerikan Grant Wahl kërkon të futet në garën për president të FIFA-s, ndërsa shpreson që një nga 208 federatat anëtare t’i japin shansin atij të vendoset përballë Sep Blatter. Wahl ka në dispozicion 5 javë për të siguruar që të paktën një prej federatave të propozojë emrin e tij për zgjedhjet që do të mbahen në kongresin e FIFA-s, i cili do të nisë më 31 maj në Zyrih të Zvicrës.

Kandidati tjetër zyrtar që kërkon të mundë presidentit aktual Blatter është Mohammed Bin Hammam nga Katari, i cili mban postin e presidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit. Gazertari Sportiv i të përjavëshmes prestigjioze “Sports Illustrated” ka bërë të ditur se e mbështet kandidaturën e tij duke premtuar një filozofi të re në drejtimin e qeverisë botërore të futbollit.

"Kjo ide më lindi gjatë muajit janar. Po mendoja për Sepp Blatter dhe për mënyrën se si ai drejton FIFA-n. Mendoj të futem në këtë garë duke ofruar dicka të re”, ka thënë 37 vjecari, i cili nëse arrin të sigurojë të paktën një propozim do të hyjë në histori si gazetari i parë sportiv që kandidon për presidencën e FIFA-s.

Prej 13 vitesh president i qeverisë botërore të futbollit është Sepp Blatter, ndërsa Wahl kërkon të përballet në debatin e parë me të gjatë kongresit të Konfederatës së Amerikës Veriore, Qëndrore dhe të Karaibeve që do të zhvillohet më 3 maj në Miami.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›