E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi i paqes në Ballkan

Kosova, me popullatë shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia thotë se nuk do ta pranojë kurrë këtë pavarësi. Kjo i bën edhe më të jashtëzakonshme lajmet për arritjen e një niveli të marrëveshjes më 2 korrik. Marrëveshja për targat, letërnjoftimet dhe diplomat e Universitetit duket e vogël, por nuk është. Nga The Economist më 11 korrik 2011 në ora 11:08

Bisedat me delegacionin e Kosovës “nganjëherë i ngjasonin bisedave me njerëz nga një planet tjetër”. Kështu theksoi Borko Stefanovic, kryenegociatori serb. Qëndrimet e dy palëve duken të papajtueshme. Kosova, me popullatë shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia thotë se nuk do ta pranojë kurrë këtë pavarësi. Kjo i bën edhe më të jashtëzakonshme lajmet për arritjen e një niveli të marrëveshjes më 2 korrik.

Marrëveshja për targat, letërnjoftimet dhe diplomat e Universitetit duket e vogël, por nuk është. Kosovarët, me letërnjoftimet e lëshuara nga qeveria e tyre, tani do të kenë mundësi të udhëtojnë për dhe nëpër Serbi. Kjo do të mundësojë vizitat atyre njerëzve, të cilët kanë familje në jug të Serbisë dhe gjithashtu do të ndihmojë edhe njerëzit në diasporë, të cilët aktualisht janë të detyruar të marrin vizat kroate. Marrëveshja është e mirë edhe për serbët e Kosovës, të cilët paguajnë tani si për targat e Kosovës, ashtu edhe ato të Serbisë, si dhe për sigurimin e automjeteve në të dy vendet.
Ajo që ka mundur të parashikohet, nacionalistët në Kosovë dhe Serbi e sulmuan marrëveshjen, e cila pritet të pasohet nga marrëveshje tjera. Serbia është në prag të njohjes së pavarësisë së Kosovës, theksuan kritikët serbë. Marrëveshja nuk e njeh Kosovën si shtet, u ankuan kosovarët. Në të vërtetë, ishte kjo një fitore për arsyen e përbashkët dhe për BE-në. Bisedimet u iniciuan pikërisht për të prodhuar hapa të këtillë praktikë. Pavarësisht detajeve, thotë Isak Vorgucic, drejtor i radiostacionit KIM, radiostacion serb në Kosovë, “ata arritën pajtimin për diçka”.

Ndihmon fakti se të dy palët kërkojnë diç në shkëmbim nga ana e BE-së. Serbia shpreson se së shpejti do të bëhet kandidate zyrtare për anëtarësim. Kosova po kërkon një “plan udhërrëfyes”, i cili do të rezultonte me udhëtimin e lirë pa viza. Për Enver Hoxhajn, ministrin e Jashtëm të Kosovës, rëndësia e marrëveshjes është se ajo forcon besimin dhe dëshmon se “jemi të gatshëm që të lëmi të kaluarën prapa nesh”.

Qeveria e Serbisë me gjasë ka pasur një javë të keqe. Më 4 korrik, Ratko Mladic, ish-gjenerali i serbëve të Bosnjës, i akuzuar për gjenocid, u përjashtua nga gjykata në Hagë, pasi që ishte grindur me gjykatësit.

Për fat të mirë për Serbinë, Novak Djokovici sapo e kishte fituar Wimbledonin. Ai është fytyra e re e Serbisë; Mladici duket si një i çmendur nga e kaluara. Pas kthimit të tij në Beograd, Djokovic u prit nga një turmë e madhe e njerëzve, përfshirë këtu edhe nga rok grupi Orgazmi Elektrik.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›