E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita në protestë për hapjen e kutive

Forcat opozitare, si të majta e të djathta, të kryesuara nga Partia Socialiste do të organizojnë sot një protestë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, para institucioneve qendrore si Kryesia e Kuvendit apo Kryeministria, me kërkesën kryesore, atë të hapjes së kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. E revoltuar prej kohësh nga e ashtuquajtura sipas saj "masakra elektorale", opozita kërkon me çdo kusht rinumërim të votave për qendrat problematike, ku ajo pretendon se mazhoranca i ka vjedhur mandate të pamerituara deputetësh.Ndërkaq, një kërkesë tjetër e opozitës është edhe ajo e të paturit të shumicës së komisionin parlamentar që pretendon të ngrejë për transparencën e procesit zgjedhor, por duket se hapja e kutive mbetet kërkesa kryesore, pasi edhe pse Berisha në një prononcim për mediat, dje i premtoi Ramës shumicën në një komision të tillë, ai replikoi menjëherë më pas se nuk e pranon këtë kërkesë të tij fyese, por insiston vetëm në hapjen e kutive të votimit, i vetmi akt sipas tij që do të tregojë të vërtetën e "masakrës elektorale të 28 qershorit".Bëhet e ditur se në këtë protestë sot Partisë Socialiste do t'i bashkohen edhe partitë e tjera opozitare si PBDNJ, PDK, PBL, PSD, G99 apo PDS, si edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›