Ndertimorja Bojaxhi Koston e shembjes do ta paguaje ndertuesi

UPADTE- Komisioni i Ligjeve ka miratuar ne mbledhjen e sotme ndryshimet ne ligjin per Inspektoriatin e Ndertimit. Ligj qe tashme ndeshkon ndertimet pa leje jo vetem me shembje por edhe me koston e saj qe duhet ta paguaje ai qe ka ndertuar.
Fillimisht ka qene kreu i Inspektoriatit te Ndertimit Gjergj Bojaxhi i cili ka prezantuar ndryshimet ne ligj duke shpjeguar para deputeteve se ato synojne nga nje ane ndeshkimin e shkelesve te ligjit qe ndertojne pa leje dhe nga ana tjeter parandalimin e ketij fenomeni.
Shembja e ndertimeve pa leje ka kosto te larte- ka thene Bojaxhi duke shtuar se kete kosto tashme duhet ta marre persiper ai qe ka ndertuar ne kundershtim me ligjin.
Bojaxhi ka leshuar akuza edhe ndaj pushtetit vendor per te cilin ka thene se nuk po ben punen qe i takon ne menyre qe te pengoje ndertimet pa leje.