E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Parlament dhe stadium te ri per 100 vjetorin e Pavaresise

TIRAN- Investime te shumta ne gjithe vendin dhe konkretizimin e dy projekteve te rendesishme si Parlamenti i Ri dhe Stadiumi i Tiranes ka premtuar kreu i qeverise Sali Berisha per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Premtimi vjen vetem pak dite pasi u perurua salla e re e parlamentit te venditku nisi punen seanca e pare ne sesionin e ri parlamentar.

Duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise Berisha ka keshilluar ministrat perkates qe buxheti duhet te fokusohet per pergatitjen e vendit per te pritur me dinjitet kete 100 vjetor.

Ky 100 vjetor te shenoje ndryshimin me te madh te ketij vendi ai duhet ta gjeje kete shtet ne tempullin e vet te demokracise. Le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet e filluar sa me pare ndertimin e parlamentit. Nje konkurs u be le te shikohen dhe njehere projektet. Te fillohet me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet te kete ndertesen e re te parlamentit dhe njehere si nje ndertim modern te denje per Shqiperine- tha Berisha.

Me tej ai njoftoi se ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit. Jane me qindra dhe mijera fansa tifoze qe bejne energjine e vertete te futbollit shqiptar qe duan qe vendi te kete nje stadium te parametrave me moderne.
Ministria te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne- tha Berisha.

Sipas tij Vlora do kete investime te rendesishme nderkohe qe buxheti te orientohet drejt ndryshimit me te madh te mundshem te vendit ne kuader te ketyre festimeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›