Ndërtuesit: Do të hapen fronte pune
17/07/2009 Shoqata e Ndërtuesve kërkon një ndryshim tërësor të rregullores së licencimit
Jashtë tenderëve kompanitë që nuk kanë përfunduar 70% të punës së kontratës me shtetin
Qeveria miratoi një vendim për ndarjen e projekteve me pjesë realizimi, i cili është pritur pozitivisht nga Shoqata e Ndërtuesve, për faktin se do të hapen fronte të reja pune.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kompanitë shqiptare të ndërtimit që nuk kanë përfunduar 70 për qind të volumit të punës së kontratës që kanë me shtetin, nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tenderët e tjerë. Por gjithsesi, kryetari i Shoqatës, Maksim Muçi sqaroi dje se duhet më shumë bashkëpunim me qeverinë dhe ministritë e ndryshme, jo për rregullime të pjesshme të rregullores së licencimit, por për një ndryshim tërësor. Sipas Muçit, vendimi do të krijojë lehtësi dhe mundësi të reja pune për kompani të ndryshme ndërtimi. Vendimi i qeverisë prek kompanitë sipas kapaciteteve ndërtuese që kanë. “Për të njëjtën sasi fondesh publike do të jetë e mundur që të marrin pjesë më tepër firma. Këtu bëhet fjalë për investime të reja dhe për tenderë të reja. Në qoftë se përpara një shoqëri ndërtimi ka të drejtë me licencën përkatëse të hyjë në një objekt të kategorisë E që është deri në 400 milionë lekë, tani ka të drejtë të hyjë jo deri në 400 milionë lekë, por deri në 70 për qind të kësaj vlere,” - thekson Muçi. Sipas tij, ky është një ndryshim pozitiv dhe krijon mundësitë që në prokurime publike të marrin pjesë një numër më i madh kompanish ndërtimi. Përfaqësuesit e sektorit ë ndërtimit edhe në këtë rast do të ishin shumë të interesuar të merrnim pjesë që në procesin e hartimit dhe përmirësimit të legjislacionit për këtë sektor. Aq më tepër kur bëhet fjalë për rregulloren e licencimit të biznesit të ndërtimit të cilën shoqata e ka kontestuar. “Kryeministri dje përmendi edhe mirëkuptimin dhe kooperimin. Duam të themi që jo gjithmonë ka qenë i plotë, ose nuk funksionon. Sepse këtu bëhet fjalë për ndryshimin e një rregulloreje të licencimit për të cilën prej një viti ne kemi kërkuar vazhdimisht që të bëjmë ndryshimet përkatëse. Ne kemi kërkuar të ulemi me Ministrinë përkatëse jo për të bërë ndryshime pjesore, por për të bërë një ndryshim i mirëfilltë”, - tha Muçi. Muajt e ardhshëm pritet që të ketë një situatë më pak të favorshme për sektorin e ndërtimit për shkak se shumica e investimeve publike janë bërë në pjesën e parë të vitit. Sektori i ndërtimit, edhe pse me luhatje për shkak të krizës ekonomike ndërkombëtare, vazhdon të mbetet domethënës në rritjen ekonomike të vendit. Ndërkaq, të dhënat e Bankës së Shqipërisë evidentojnë se për vitin 2008, sektori i ndërtimit ka qenë sektori me performancën më të lartë gjatë atij viti me një rritje prej rreth 86 për qind. Kjo rritje u atribuohet në masën më të madhe investimeve publike kryesisht në infrastrukturën rrugore.
Afatet e punimeve
Shoqata e Ndërtuesve i konsideron të pabaza akuzat e kreut të qeverisë për zvarritje të afateve të punimeve të veprave publike. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që firmat e ndërtimit të punojnë me tre turne, që do të thotë edhe gjatë orëve të natës, por sipas ndërtuesve nuk ka asnjë zvarritje të punimeve për shkak të mossigurimit të teknologjisë apo fuqizimit të stafit. Kompanitë e ndërtimit janë angazhuar në veprat e mëdha publike, si dhe në punimet në rrugë.