Salihi Golat nuk me kane ndryshuar mbetem i njejti
Shenoi golin numer 500 te Rapidit te Vjenes ne derbin kunder Austrise se Vjenes. Nje rrjete jubilare qe per skuadren e Pakult vinte pas 219 minutash shterpesi ne fushen e kusherinjve-rivale ku nuk fitonin prej 5 vitesh. Tashme Hamdi Salihin e pret sfida me te kaluaren te dielen ai luan kunder Riedit skuadres ku u lancua ne Bundesligen austriake.
Hamdi fale golit tuaj ne derbi Riedi u shpall kampion i vjeshteshellip
Me behet qejfi. Kam ende shume miq te Riedi me te cilet flas vazhdimisht. Ketu mund te perfshij dy lojtaret Anel Haxhic e Peter Hakmair dhe fizeoterapistet Peter Gebhartl e Peter Greblinger. Megjithate golin e realizova per Rapidin e Vjenes. Ky triumf ne derbi ishte jashtezakonisht i rendesishem per ne.
Te dielen Rapidi pret Riedin. Parashikoni nje sfide me te lehte sesa derbi
Nuk do te thosha me siguri se na pret nje ndeshje me e lehte. Natyrisht qe ajo nuk mund te krahasohet me derbin kunder Austrise por dua te theksoj se Riedi nuk ndodhet rastesisht ne krye te klasifikimit.
Riedi kerkon edhe kuroren e kampionit te dimrit por me golat tuaj mund tia prishni endrren. Duket se keni gjetur ritmin me te mire pas nje periudhe pauze
Nje futbollist i kalon gjithmone ato faza. Kjo me ka ndodhur edhe kur luaja te Riedi. Por me gjithe golat nuk kam ndryshuar nga ai qe isha disa jave me pare. Jane periudha qe i perjeton cdo atlet. Duke perfshire kampionatin Europa League dhe Kombetaren luajme thuajse cdo tri dite jane shume ndeshje. Kjo nuk mund te perdoret si justifikim por thjesht nuk mund te jesh gjithmone ne forme optimale.
A eshte bere Vjena shtepia juaj e dyte
Absolutisht po. Kur luan ne Austri nuk ka gje me te bukur sesa te mbrosh ngjyrat e Rapidit. Ketu atmosfera eshte unike. Per me teper jam vetem nje ore larg Shqiperise.
Momenti me i mire qe prej transferimit te Rapidi
Menyra sesi me trajtojne tifozet. Mbi te gjitha ne momentet kur gjerat nuk ecin ashtu si duhet. Ata me trajtojne gjithmone me edukate dhe respekt. Mendoj se fansat e kane kuptuar qe jap gjithmone maksimumin. Kjo me lumturon dhe me shtyn qe tua shperblej.