E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtegtimi dhe rikthimi i Bajronit

Refleksione rreth monografise Xhorxh Bajroni te studiuesit Afrim Karagjozi

Ikja arratisja nga realiteti rikthimi kthimi udhetimi ne kohe dhe ne hapesire jane koncepte metafizike qe hasen shpesh si tema ne letersine e perbotshme. Si te tilla ato kane pasur nje trajtim te perbotshem cka e ben me te qenesishem termin Welt Litterature - Letersia Boterore qe Gete kerkonte ta percaktonte ne fillim te shekullit XIX. Sigurisht qe veprat me te suksesshme kane qene ato qe kane nderthurur keto eksperienca metafizike me eksperiencat e vete shkrimtareve. Kjo ishte arsyeja p.sh qe e detyronte patriarkun e letersise gjermane Geten te hynte ne korrespodence me nje djalosh te ri ne letersi sic ishte Lord George Gordon Byron 1788-1824 vepra e te cilit perfshinte te dyja konceptet e gjendjes shpirterore te njeriut. Lord Byron kish botuar me pare se te udhetonte jashte Britanise vargje ne revisten prestigjioze Edinbourgh Review madje dhe nje liber satirik ne vargje English Bards and Scotch Reviewers 1809 per te fshikulluar kritiket e vet por vepra qe e beri te famshem e thene me fjalet e tij se u ngrita nje mengjes dhe e gjeta veta veten te famshem ishte botimi i dy kengeve te para te poemes Child Harold 1812 qe trajtonte eksperiencat ndjenjat dhe pershtypjet e udhetimit te vet ne Lindjen e Aferme si quheshin territoret e Ballkanit. Prej kendej fillon dhe lidhja e vecante dhe afeksioni qe Lord Byron-i do te kish ne vecanti per dy vende ne Ballkan Shqiperine dhe Greqine. Ndonese per kete te fundit si nje dishepull i letersise dhe edukimit klasik qe ai kish marre ishte e kuptueshme qe pa e nisur udhetimin e vet te kishte simpati kurse per Shqiperine koincidenca e nderrimit te itinerarit te udhetimit nga Izmiri ne Preveze qelloi te ishte fatlume per te dhe per vendin qe ai vizitoi. Bajroni si nje i ri aristokrat anglez dhe poet romantik ne formim e siper i gjendur ne Malte ne fillimet e Grand Tour-it te vet do te degjonte per Ali Pashe Tepelenen dhe do vendoste qe udhetimin e vet ta vazhdonte ne Epir per ta njohur nga afer pashain karizmatik.

E gjithe kjo atmosfere e mrekullueshme e mbarsur me orientalizem romanticizem e mbresa udhetimi vjen e fresket per lexuesin shqiptar ne librin e profesor doktor Afrim Karagjozit Xhorxh Bajroni qe edhe pse eshte nje ribotim i botimit te pare me 1987 tashme vjen i permiresuar dhe i plotesuar prandaj duhet pershendetur ne menyre te vecante. Por jo vetem kaq ne monografine per Bajronin te profesor Karagjozit lexuesi do te gjeje nje informacion te plote dhe skrupuloz te mbeshtetur nga nje bibliografi e pasur te jetes formimit kulturor aventurave dhe jetes gjithe shkelqim hare dhe deshperim te Bajronit si dhe atmosferen dritheruese te Romantizmit Anglez qe po hidhte shtat por dhe Europen e pas lufterave Napoleonike qe kish lidhur aleance te shenjte ndaj levizjeve per liri te popujve te shtypur ku sigurisht Bajroni si luftetar i lirise do te ishte ne rreshtat e pare sa ne mbeshtetje te revolucionareve italiane perpjekjeve identitet formuese te armeneve dhe aspiratave shtetformuese te kryengritesve greke. Natyrisht pjesa me interesante e librit jane kapitujt qe pershkruajne takimin e Bajronit me shqiptaret udhetimi i tij ne Shqiperi nga Janina per ne Tepelene shenimet per karakterin e shqiptareve rolin e tyre ne Revolucionin grek suljotet dhe origjinen e tyre ndikimi i tyre ne personazhet e poemave te tij qe krijoi dhe trashegimine dhe trajtimin e tij ne letrat shqipe. Po keshtu i nje rendesie te vecante eshte dhe trajtimi dhe studimi i bajronizmit dhe heroit bajronik ne letersine boterore si nje fenomen qe pushtoi boten shpirterore te shume vendeve europiane duke krijuar vepra te rendesishme te trashegimise boterore. Monografia e Bajronit vjen ne fakt si nje apogje e nje shtegtimi te gjate te Bajronit ne mendimin intelektual shqiptar i nisur qe heret ne fillimet e zgjimit kombetar e te vazhduar deri ne ditet tona ku spikasin kolose te tille te mendimit shqiptar si Konica Stavro Skendi apo Skender Luarasi por ne formen e plote dhe te mirefillte shkencore kjo eshte monografia e pare qe botohet ne shqip dhe qe jep nje kendveshtrim te gjere te kesaj figure te rendesishme te letersise europiane. Libri eshte botuar nga shtepia botuese Plejad. Dyqindenje vjet me pare djaloshi 21-vjecar Lord Byron se bashku me mikun e vet Hobhouse do te niste nje udhetim qe ne fakt nuk do te ndryshonte vetem jeten e tij por do te bente te njohur dhe nje popull te lashte ne boten e larget ishullore te Anglise. Kohet ne te vertete kane ndryshuar poeti ka vdekur dhe eshte bere i famshem Shqiperia tashme eshte shume me e njohur por ne thelb mbetet gjithmone i pandryshueshem udhetimi i tij qe per boten shqiptare eshte nje legjende ikje dhe rikthimi perhere i fresket dhe romantik si poezia e tij por dhe si faqet e ketij libri qe na e perjetesojne ate. Tashme bota shqiptare e mendimit e ka nje arketip referimi dhe ne sna mbetet tjeter vecse te urojme Mire se erdhe serish mes nesh miku yne Xhorxh Gordon Bajron

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›