Kontroll në tregjet ushqimore
Autoriteti Kombetar i Ushqimit qe prej muajit korrik ka filluar inspektimet ne te gjitha tregjet si dhe subjektet qe tregetojne mallra ushqimore, por edhe produkte te tjera konsumi. Nga inspektimet pergjate korrikut eshte pezulluar aktiviteti per kater subjekte qe tregetojne uje te ambalazhuar, nderkohe qe per disa subjekte te tjera jane lene detyra per permiresim te kushteve higjeno- sanitare.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, Genc Juka, gjate nje interviste per Alsat thote se pas nje jave, kontrollet do te përqendrohen ne zonat bregdetare, pasi dhe fluksi i pushuesve eshte dhe me i madh.
“Kemi ushtruar disa kontrolle në fabrikat qe pregatisin ujin e amballazhuar si dhe në fabrikat e bukës, në bashkëpunim edhe me konsumatorin. Sëbahsku me ata do të bëjmë një lëvizje duke filluar që nga plazhet e veriut të Shqipërisë, duke zbritur deri në jug” thotë Juka.
Paraditen e te premtes Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka ushtruar kontrolle, ne subjektet qe tregetojne ne tregun “Hamdi Pepa” ne Tirane. Gjate inspektimeve i eshte vene gjobe nje subjekti qe tregtonte produkte te sallamit per mungese dokumentacioni.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi