E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisja me kupona, sportelet hapur edhe në fundjave

Te gjithe emigrantet qe duan te aplikojne per karta identiteti dhe pasaporta biometrike do te kene mundesi qe te blejne kupona edhe ne fundjave. Posta Shqiptare ka zgjatur oraret per te perballuar gjithe fluksin e te interesuarve duke ju sherbyer atyre nga ora tete e mengjesit deri ne oren tete te darkes, edhe diten e shtune e te diele.

Por sportelet e postes do te sherbejne edhe per veprime te tjera qe qytetaret jane te interesuar, si per deshmite e penalitetit apo legalizimi i dokumentave i cili ka rreth nje vit qe po kryhet ne spotelet e postave.

“Posta Shqiptare ka filluar orarin e ri të shërbimeve. Për t’i shërbyer me mirë qytetarëve, meqë jemi në sezonin turistik, i cili përmbledh në vetëvete jo vetëm turizmin, por dhe ardhjen e bashkëatdhetarëve tanë nga gjithë skajet ku banojnë, Posta Shqiptare për t’u ardhur në ndihmë, për t’i pajisur me kupona për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, për dëshmi penaliteti, për legalizime dokumentash dhe nevoja të tjera, sportelet e saj do të jenë të hapura gjatë gjithë ditëve të javës nga ora 08:00- 20:00” thotë drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Goreja.

Nderkohe, Posta Shqiptare mengjesin e se premtes ka perfunduar dhe shperndarjen e te gjitha rritjeve te pensioneve , per rreth 500 mije pensioniste ne zonat urbane dhe ato rurale.

Edlira Sulejmani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›