Ndërtuesit ndihmojnë Shkodren

Shoqata e ndërtuesve, një nder me te mëdhatë ne vend, do te vendose kësaj jave fondin qe do te vere ne dispozicion për te përmbyturit e zonës se Shkodres. Ne këtë mënyrë kjo shoqate renditet ne krah te bizneseve qe kane kontribuar për përballimin e kësaj fatkeqësie. Ndërkohë qe nuk kane munguar edhe donacionet ne mënyrë individuale te kompanive te ndërtimit. Janë te shumta bizneset qe kane dhenë ndihmën e tyre financiare por edhe materiale, për shtëpitë e dëmtuara. Shuma ne total e donacioneve i ka kaluar 100 mije euro. Ne një takim me komunitetin e biznesit, Dhoma e Tregtisë pasi falënderoi bizneset për ndihmën, beri thirrje për me shume solidaritet. Ndërsa zv/kryeministri dhe ministri Ekonomisë Ilir Meta akuzoi opozitën se ne vend qe te japë ndihme po krijon panik. Bizneset pjesëmarrëse ne këtë takim u shprehën se do te kontribuojnë me çdo mjet, përfshirë këtu këpuce, ushqime për familjet edhe bagëtitë, pajisje për mobilim shtëpie, por edhe fonde financiare.
Shpërndaje